Kanë dërguar emisarë në Bruksel për të lobuar
02/12/2009 Kryeministri Berisha tregon përpjekjet e opozitës për bllokimin e vizave
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Elbasani se opozita po përpiqet të minojë procesin e liberalizimit të vizave dhe udhën e integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë tha se pakica e majtë politike ka nisur drejt kryeqendrës së BE-së misionarë për të lobuar kundër liberalizimit, por të gjitha këto përpjekje do të shumëzohen me zero. “Ju garantoj se do të shumëzohen me zero, dhe kjo jo se Brukseli nuk vlerëson opozitën, po kur opozita u bie bilbilave, kur opozita mbush faqe dhe defterë të tërë me shpifje e trillime vetëm e vetëm që të mos liberalizohen vizat, trillimeve dhe shpifjeve askush nuk mund t’u besojë dhe nuk mund t’i vlerësojë”, - tha kryeministri Berisha. Ai ka vijuar në sulmet kundër eksponentëve më të lartë të Partisë Socialiste dhe të opozitës. Berisha tha se mazhoranca ka denoncuar ekzistencën e një aleance punistomafioze, e konsoliduar, e shfaqur dhe e kryesuar nga zoti Rama. Por në qëndrimin e tij shefi i ekzekutivit nënvizoi se kjo aleancë nuk do të mund të imponojë asgjë dhe kjo qeveri është e vendosur të përballet me të gjithë forcën e ligjit me mafien, me klanin punistomafioz. “Të jeni të sigurt se këto nuk janë shpifje, por realitete. Dua të sjell vetëm një fakt. Ishte terroristi Gramoz Ruçi, ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit, në vitin ’96 që me një skenar të kobshëm për vendin tërhoqi Partinë Socialiste dy orë para mbylljes së kutive të votimit. Sot ky punist, me dy tre-pinjollë të Bllokut, siç janë Edi Rama e ndonjë tjetër si ky fatziu që shkon në Bruksel për të trilluar për vizat, në traditën e etërve të tyre nuk munden kurrë që të pranojnë votën e lirë”, - deklaroi ai. Kryeministri theksoi se kjo aleancë nuk ka asnjë interes demokratik. I pyetur në lidhje me thirrjen e opozitës që u ka bërë të zgjedhurve të saj vendorë për bojkotimin e shërbimeve ndaj qytetarëve Berisha tha se shpreson që të mos merren në konsideratë. Ai deklaroi se qeveria që drejton është treguar mjaft dorëlëshuar në fonde ndaj pushtetit vendor. Për të argumentuar këtë, Berisha solli shembuj nga buxhete që u janë akorduar bashkive që drejtohen nga përfaqësues të opozitës. Ai nënvizoi se këto fonde nuk janë dhënë asnjëherë gjatë tetë vjetve të qeverisjes së vendit nga Partia Socialiste. Kështu, Berisha vlerësoi se këto institucione nuk duhet të imagjinojnë të ndërpresin shërbimet.
Integrimi
“Ne po ecim me seriozitetin më të madh në plotësimin e të gjitha kushteve dhe gjej rastin të ftoj qytetarët shqiptarë të bëjnë çdo përpjekje për të marrë pasaportat biometrike.”
Zgjedhjet
“Një proces zgjedhor i certifikuar nga mbarë Europa, i certifikuar nga 20 mijë komisionerë të PS-së dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, punistët në krye të PS-së nuk duan ta njohin.”