Mariglen Muça mund të gjykohet i veçuar nga Dajti
02/12/2009 “Shpërdorimi i detyrës” nuk është kompetencë e Krimeve të Rënda
TIRANE- Mariglen Muça, polici që dyshohet si bashkëpunëtori kryesor i Dritan Dajtit, në ditët në vazhdim mund të ndahet dhe të hetohet veçmas nga dosja, ku akuzohet 38-vjeçari si dhe kunati i tij Ergest Xhoxhi. Një gjë e tillë është bërë me dije nga burime pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilat thanë se lidhur me këtë çështje po kryejnë hetime, por dhe se në të njëjtën kohë po analizojnë dosjen, nëse ka hapësira ligjore për ta gjykuar tek Krimet e Rënda, apo t’ia kalojnë atë për moskompetencë e Prokurorisë së Tiranës. Mësohet se një gjë e tillë është kërkuar edhe herë pas here nga avokati mbrojtës i Mariglen Muçës, Agron Lamaj, i cili ka argumentuar para gjykatës se akuza e “shpërdorimit të detyrës”, nuk është kompetencë gjykimi e Krimeve të Rënda, por e Prokurorisë së Tiranës. Sipas tij, në qoftë se Mariglen Muça, do të gjykohen me akuzën e sipërcituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, atëherë çështja shumë lehtë do të kthehej në shkallët e tjera, pasi është një shkelje flagrante e ligjit. Ndërkohë lidhur me çështjen aktualisht prokurorët kanë mundur të mbledhin prova bindëse duke e vënë me shpatulla pas murit oficerin e policisë Mariglen Muça, i cili dyshohet se për rreth 6 vjet me radhë ka ndihmuar të shumëkërkuarin Dritan Dajti. Përveç tabulateve telefonike që aktualisht janë administruar në dosje, një provë tjetër mjaft e rëndësishme që implikon Muçën me 38-vjeçarin Dajti, është se gjatë kontrollit të banesës së Xhoxhit, policia gjeti një uniformë policie, të cilën Muça ja kishte dhënë kunatit të Dritan Dajtit. Gjithashtu, në dosje janë administruar edhe 6 dëshmi të oficerëve të policisë, të cilët kanë deklaruar në Prokurori se kishin telefonuar Ergest Xhoxhin, pasi një gjë të tillë ja kishte rekomanduar kolegu i tyre, Mariglen Muça.