Himarë: trafiku dhe parkimet problem, mungon policia rrugore
Qyteza turistike e Himarës tashmë e mbipopulluar nga turistët vijon të vuajë probleme të trafikut dhe vendparkimit. Në gjithë aksin rrugor të qytezës, në të cilën aktualisht qarkullojnë një numër shumë i madh automjetesh, gati 4-5 fish më shumë se zakonisht, mungon Policia Rrugore dhe patrullat e bluve. Si pasojë e mungesës së kontrollit të rrugorëve, rrugët e Himarës jo rrallë herë, kthehen në kaos të trafikut dhe parkimeve të gabuara. Turistët e shumtë, që kanë zgjedhur Himarën për të kaluar verën shprehen se mbrëmja ka problemin më të madh përsa i përket qarkullimit. Po ashtu pushuesit, por edhe vendasit konfirmojnë se Policia Rrugore në këtë zonë, është praktikisht inekzistente.
Parkimi në të dyja anët e rrugës kryesore, e cila është njëkalimshe pothuaj në gjithë gjatësinë e saj, sjell bllokim të vazhdueshëm të qarkullimit dhe shkakton probleme dhe pakënaqësi te pushuesit. Duket se Himara është harruar këtë verë nga Policia Rrugore, madje në tërësi rruga e bregut, pasi edhe në aksin nacional Vlorë- Himarë, prej 75 km, vështirë të të hasë syri në patrulla të rrugorëve.