E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet, shoqëritë e sigurimeve nuk mbulojnë dëmet

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thotë se kompanitë e sigurimeve në Shqipëri paguajnë pak dëme në raport me të ardhurat që marrin nga sigurimet e detyruara. Në vitin 2008, raporti dëme-prime për sigurimet motorike, që përbëjnë pjesën dërrmuese të tregut, ishte 30 për qind.

Edhe në vitin 2009, sipas AMF nuk pritet ndonjë rritje e lartë e këtij treguesi. Raporti dëme-prime ne Shqipëri është  2.5 herë më i ulet nga mesatarja evropiane. Ndërsa ne vendet e rajonit ky tregues është mbi 50 për qind. Raporti i ulët dëme/prime pranohet edhe nga vetë kompanitë e sigurimeve, të cilat thonë se kjo i dedikohet kryesisht faktit se tregu i sigurimeve në Shqipëri është ende i ri dhe i pazhvilluar. Autoriteti thotë se në këto kushte ka ndërmarrë një sërë nismash për të përmirësuar tregun. Tregu i sigurimeve në Shqipëri përllogaritet në rreth 70 milionë dollarë ne vit, duke patur treguesin më të ulët për frymë në rajon, gati 20 dollarë, kur në vendet e tjera, edhe ato të rajonit ky tregues është disafish më i lartë. Ndërkohë vetëm ne vitin 2009, shifra zyrtare e aksidenteve me automjete u rrit 20 për qind, duke shënuar 1316, përkundrejt 1096 ne vitin 2008. Por një pjese e konsiderueshme e tyre nuk përfundojnë ne dyert e kompanive ku janë siguruar duke u zgjidhur me pagesa nen dore nga vete pronaret e makinave qe konsiderohen shkaktare te aksidentit.

Last Updated on E Marte, 06 Prill 2010 18:39

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›