E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet, Berisha ekspozon industrine dhe turizmin

Energjia, turizmi, prodhimi dhe minierat, jane disa nga sektoret te cilen investitoret e huaj do te kene sukses ne vendon tone. Thirrjen ndaj investitoreve te huaj e beri dje Kryeministri Sali Berisha i cili bashke me homologun estonez, Andrus Ansip moren pjese ne Forumin e biznesit "Investement in Albania". Bashke me dy kreret e shteteve mike, ishin te pranishem edhe perfaqesuesit e delegacionit estonez, anetare te kabinetit qeveritar shqiptar, si dhe mjaft biznesmene nga te dy vendet. Duke iu referuar prioriteteve te qeverise shqiptare per sa i perket investimit dhe zhvillimit te energjetikes ne vend, duke e kthyer Shqiperine ne nje superfuqi energjetike ne rajon, kryeministri Berisha i siguroi te pranishmit se kjo eshte nje nder fushat me te favorshme, ku biznesmenet estoneze mund te investojne. Kryeministri Berisha gjate fjales se tij, e renditi turizmin ne Shqiperi, si nje tjeter fushe, mjaft te sigurt te qendrueshme dhe me nje te ardhme premtuese per investitoret e huaj. Tregu i turizmit ne Shqiperi eshte me i qendrueshmi ne Evrope. Vitin e kaluar Shqiperia ishte vendi i pare ne bote ne rritjen e turizmit, jemi rritur me 35 per qind, tha kryeministri Berisha. Nje tjeter fushe, ne te cilin kryeministri shprehu bindjen e tij, se do te jete nje ure lidhese per sa i perket marredhenieve ekonomike mes dy vendeve, do te jete edhe informatizimi i shoqerise dhe perqasja e modelit estonez te teknologjise se avancuar, per te ecur me shpejtesi drejt objektivit madhor te qeverise shqiptare "Shqiperia dixhitale".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›