Raporti i BSH:Në rritje tendencae ekonomisë
TIRANE- Treguesi i tendencës ekonomike shfaqi shenja përmirësimi në tremujorin e dytë të vitit 2010, duke arritur nivelin 102.3 (+8.4 pikë përqindjeje). Megjithatë, TTE-ja qëndron vetëm rreth 2.3 pikë përqindjeje mbi mesataren e tij afatgjatë, ndërkohë që ai ka shënuar vlera poshtë mesatares afatgjatë që nga tremujori i katërt i vitit 2008. Kjo konstatohet në raportin e Bankës së Shqipërisë lidhur me treguesit e tendencave ekonomike në vend, nga konsumatorët dhe bizneset. Sipas këtij raporti, rritja e TTE-së u shkaktua nga një kthesë pozitive e besimit në të gjithë sektorët e konsideruar, krahasuar me nivelin e tyre shumë të ulët gjatë katër tremujorëve të fundit.
Industria
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2010, treguesi i besimit të industrisë shënoi një rritje të lehtë me rreth 0.9 pikë përqindjeje. Me gjithë përmirësimin gradual gjatë dy tremujorëve të fundit, niveli i TBI-së qëndron poshtë mesatares afatgjatë me një diferencë prej 4.3 pikë përqindjeje. Përmirësimi i treguesit të besimit në industri në tremujorin e dytë të vitit 2010 u shkaktua kryesisht nga vlerësimi më pak negativ i situatës së punësimit. Rritja e inventarëve kontribuoi negativisht, ndërsa vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial mbetet pothuajse në të njëjtin nivel me tremujorin e kaluar.
Shërbimet
Në tremujorin e dytë të vitit 2010 treguesi i besimit të shërbimeve u rrit me rreth 3.7 pikë përqindjeje. Për herë të parë që prej tremujorit të fundit të vitit 2008, niveli i tij qëndron mbi mesataren e tij afatgjatë. Pozitivisht, është vlerësuar gjendja financiare e bizneseve të këtij sektori (balanca shënoi vlerën 2.2 pikë përqindjeje).
Ndërtimi
Treguesi i besimit të ndërtimit u rrit me 3.7 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë të vitit 2010, duke qëndruar gjithsesi 8.9 pikë përqindjeje nën mesataren e tij afatgjatë. Përmirësimi i treguesit të agreguar në këtë sektor u shkaktua nga zhvillimet pozitive në të gjithë komponentët përbërës të tij. Kontributin më të madh në këtë drejtim e ka dhënë përmirësimi i balancës së kërkesës, e cila shënoi rritje me rreth 7.6 pikë përqindjeje. Balanca e prodhimit dhe ajo e punësimit në sektorin e ndërtimit janë vlerësuar më pak negativisht në tremujorin korent. Këto balanca u rritën përkatësisht me 2.8 dhe 0.7 pikë përqindjeje, duke mbetur gjithsesi në nivele negative.
Konsumatori
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2010, treguesi i besimit të konsumatorit ndërpreu prirjen rënëse të nisur që prej tremujorit të dytë të vitit 2009. TBK-ja shënoi një rritje me rreth 6.3 pikë përqindjeje krahasuar me tremujorin paraardhës. Aktualisht ky tregues qëndron rreth 5.8 pikë, përqindjeje mbi mesataren e tij afatgjatë. Njëkohësisht, situata e blerjeve në shuma të mëdha dhe ajo e kursimit janë përmirësuar disi, megjithëse balancat e tyre mbeten ende në vlera negative.
(GSH/BalkanWeb)