Aksidentet, tre të plagosur në fundjavë
Tre të plagosur ka qenë bilanci i dy aksidenteve të ndodhura gjatë fundjavës në rrugën kombëtare Korçë-Pogradec dhe superstradën Durrës-Tiranë. Ngjarja e parë rrugore ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec, të rrethit të Korçës dhe është mbyllur me plagosjen e një 65-vjeçari. Një kamion i tonazhit të rëndë i ka prerë lëvizjen motorit me të cilin udhëtonte Avdulla Zeqiri, 65 vjeç, i cili është përplasur në tokë. Ai është transportuar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit civil të Korçës. Ndërkaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit të tonazhit të rëndë, Ramadan Avrashi. Ndërkohë, në superstradën Durrës-Tiranë një kamionçinë me targa të huaja ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me një automjet tjetër dhe ka rënë në kanal. Për pasojë janë dëmtuar rëndë drejtuesi i kamionçinës dhe pasagjeri i tij.
#