Grinden për një femër, thika një 21-vjeçari
Korçë
Një konflikt banal për një femër për pak i ka marrë jetën një 21-vjeçari nga Korça. Burime nga policia lokale bën të ditur se tre të rinj, tashmë të identifikuar dhe shpallur në kërkim, kanë qëlluar me thika në trup D. Isufin, 21 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të lagjes 17 të qytetit, pas një sherri për motive banale të shkaktuar për një femër. Mësohet se autorët e ngjarjes janë: Marko Hysolli, 25 vjeç, Tomor Prifti, 34 vjeç, dhe 31- vjeçari Jani Kovaçi, të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tyre. Policia ka thënë se 21-vjeçari është transportuar në repartin e reanimacionit të spitalit civil në gjendje kritike për jetën, pasi tehu i thikës i ka prekur organet jetësore.
#