Aksidentet, vdes e mitura dhe i moshuari
Aksidentet shkaktojne dy te vdekur brenda pak oreve ne Shkoder dhe Librazhd. Nje 70 vjecar motociklist humbi jeten mengjesin e djeshem ne aksin Librazhd-Elbasan ndersa u godit nga nje kamion i tonazhit te rende ne Labinot-Fushe, kurse nje vajze 7-vjecare u shtyp nga nje autoveture per vdekje, shoferi i te ciles braktisi vendngjarjen. Ahmet Hoxha eshte terhequr per disa metra zvarre dhe me pas eshte trasportuar per ne spitalin kirurgjik. Edhe pse nderhyrja e mjekeve ka qene e menjehereshme, pas rreth nje ore 70 vjecari ka gjetur vdekjen si pasoje e plageve te marra. Nderkohe policia shoqeroi drejtuesin e mjetit me targa TR 3608, si shkaktar te ngjarjes. Kurse ne Shkoder, e mitura me inicialet E. L., eshte perplasur per vdekje nga Xhenerin Lulati, i cili drejtonte makinen e tij tip “Audi”, me targa Sh9781 C. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 21.00 te se shtunes, ne lagjen “Guerrile”. Pas ngjarjes autori eshte larguar ne drejtim te paditur, duke mos i dhene ndihmen e shpejte vajzes se aksidentuar. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar efektivat e policise se Shkodres, te cilet kane bere keqyrjen dhe skicimin e vendit. Ne kerkim eshte shpallur drejtuesi 45-vjecar I automjetit, ndersa shkak eshte bere shpejtesia e madhe.
R.Ll /F.S
R.Ll /F.S