E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat tek “Myslym Shyri”, shpeton nga plumbat i riu

Tirane- Atentat prane Drejtorise se Policise se Tiranes, shpeton objektivi i sulmit, ndersa agjentet ndaluan te dyshuarin e njohur si kontingjent i rrezikshem kriminal. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:30 te se shtunes ne rrugen “Myslym Shyri”, kur eshte qelluar me disa plumba i riu Valdrin Hoxha, i cili ka mundur te shpetoje nga prita. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te policise se kryeqytetit, qe kane bere dhe ndalimin e personit te dyshuar per atentatin e deshtuar. Diten e djeshme ne pranga nga agjentet e komisariatit nr. 2 u vu Erion Mihali, nje person i njohur per uniformat blu, pasi ka dhe disa precedente te tjere penale si tentative vrasje dhe pengmarrje. Mihali ka qelluar me pistolete ndaj Hoxhes, per nje konflikt te ndodhur nje muaj me pare, po ne mes dy personazheve per motive te dobeta. Pas fyerjeve te ndersjellta, heren e pare te perplasjes, Mihali ka qene objektivi i disa plumbave te dale nga nje arme tip “Kallashnikov”. Ngjarja e dy diteve me pare sipas policise ka pasur per motiv hakmarrjen.

I riu Valdrin Hoxha, me origjine nga Tropoja, ka qene duke ecur ne rrugen “Myslym Shyri” mbremjen e se shtunes. Ndersa ecte ne nje zone pa ndricim te rruges, ai eshte gjendur nen qitjet e nje arme tip pistolete. Por fatmiresisht 25-vjecari i ka shpetuar plumbave te dala nga arma e Mihalit. Menjehere autori 26 vjecar eshte larguar me vrap, nderkohe qe eshte njoftuar dhe policia, qe gjendej fare prane. Ne drejtim te vendit te ngjarjes jane nisur disa patrulla policie te zones, si dhe grupi i gatshem. I dyshuari eshte shoqeruar per komisariat ku eshte marre ne pyetje ne lidhje me krimin e bujshem. Nderkaq qe viktima nuk ka marre asnje plage ne trup dhe u mor ne pyetje per disa ore. Erjon Mihali mesohet se eshte arrestuar dhe me pare dy here per krime te renda.

Heren e pare, Erion Mihali eshte ndaluar kur ka qene vetem 16 vjec, per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1998. Me 28 tetor te 10 viteve me pare, kane qene uniformat e komisariatit numer 1 qe e kane ndaluar si autor te vrasjes se Agim Dajces, e ndodhur per motive te dobeta. Ai e ka vrare me thike kundershtarin pas nje konflikti. Nderkaq qe heren e dyte eshte arrestuar nje vit me pare, ne 17 prill, per pengmarrje dhe shkak eshte bere nje shume prej 400 mije lekesh. Mihali ka bashkepunuar dhe me nje tjeter person per te realizuar qellimin, ndersa i demtuari akuzohej per nje borxh te pakthyer. Mihali, 26-vjec, i denuar me pare per vrasje se bashku dhe me Betim Bakiasin, 32 vjec, kane futur forcerisht ne automjetin e tyre tip “Benz”, me targa TR 1736 N, 29-vjecarin N. Hasani, i denuar me pare per vjedhje dhe e kane kercenuar qe ky i fundit t’u jepte 400 mije leke. Madje ata i kane dhene afat se kur duhet te dorezonte shumen e kerkuar, ne kembim te “Benz”-it te tyre te vjedhur.

21:30 ora

Kur ka ndodhur atentati ne rrugen “Myslym Shyri”, ne kryeqytet, ku jane perfshire dy te rinjte. Sipas Policise se Tiranes, kjo ngjarje ka pasur te beje me nje tjeter perplasje me arme, mes te rinjve.

2 persona

Jane perfshire ne ngjarjen e mbremjes se dy diteve me pare, ne rrugen “Myslym Shyri”, ne kryeqytet. Ata ishin konfrontuar dhe nje here tjeter, nje muaj me pare, pas nje sherri per motive te dobeta.

Arrestimet

Dy here ka rene ne pranga e policise se kryeqytetit Erjon Mihali, 27 vjec, nga Tirana. Radhen e pare ai eshte prangosur kur ishte vetem 16 vjec, pasi kishte vrare me thike nje person. Hera e dyte ka qene nje vit me pare, kur ka marre peng nje person per 400 mije leke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›