E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ne rruge mungon ndricimi”



Flamur Fejzo eshte 25 vjec dhe vjen ne Sarande nga Tirana. “Kam disa dite qe ndodhem ne qytetin e Sarandes. E dua kete qytet. Po kur e do nje gje shume, te duhet t’i thuash si te mirat edhe te keqijat. Une nuk jam i mendimit qe te ruajme qytetin nga fjala kritike. Ndaj them se ka probleme. Nje i tille eshte mungesa e ndricimit ne periferi. Eshte nje torture qe duhet ta perjetosh me frike, nese te duhet te ecesh ne rrugen qe te shpie ne diskot e qytetit. Nuk ka asnje drite ne rruge dhe ky problem mendoj se duhet te zgjidhet nga autoritetet vendore sa me shpejt. Per plazhet dhe ate cfare ofron deti dhe natyra nuk mund te ankohem pasi deri tani jam i kenaqur”, thote Flamuri.

“Ne Sarande mungon gjelberimi”

Altin Hidri eshte vetem 22 vjec dhe vjen po nga kryeqyteti. Ashtu sikurse edhe pushuesit e tjere, edhe ai ka kritika per parkimin dhe ambientet. Por i ka rene ne sy betonimi i plazhit dhe mungesa e gjelberimit ne zonen e qytetit. “Po te ndalesh ne hyrje te qytetit ose ta shikosh nga Lekursi, ajo qe mungon eshte gelberimi. Ka pak gjelberim ,jo vetem mes lagjeve, por edhe buze rrugeve, te cilat ne mungese te pemeve te ngjajne si koka te qethura. Ka shume mundesi qe qyteti te kete shume lule, shume peme, shume gjelberim. Duhet vetem pak vemendje, pasi mendon se ky qytet meriton te behet qendra e turizmit, sepse nuk I mungon asgje vec vemendjes”, perfundon i riu.

“S’e dime i kujt eshte palzhi, i detit, apo i privatit”

Pajtime Alushi vjen nga Kruja dhe eshte 28 vjece. I ka bere shume pershtypje privatizimi i plazheve publike dhe pamundesia per te kaluar rehat ne rere oret e dites ne diellin e nxehte. “Nuk e dime i kujt eshte palzhi, i detit Jon apo i privatit.

Une e dua detin dhe me ka munguar. Jam ketu me femijet e mi, por dua te them se sapo shkela ne plash, ajo qe ndesha ishte veshtiresia per te marre nje shelzlong. Une dua te shtrihem drejte e ne rere dhe nuk dua te blej disa ore det me para. Kam boll per te paguar qe nga hoteli deri tek drekat dhe nje freskuse per femijet. Ne se duhet te na japin shezlong, le te na i japin pa para. Ndryshe yune nuk mund ta kuptoj si mundet te bejme plash”, thote Pajtimja.

“Na mbyten plehrat, bashkia s’i heq”

Kevin Alikaj gjendet ne Sarande prej disa ditesh. 25 vjecari mendon se pastertia i mungon qytetit. “Une jam sarandiot. Jam djale i ketij qyteti. Do doja te numuroja tere bukurite e qytetit. Po dua qe te them disa nga ato qe te vrasin syte. Ja, shikoni si para deres se shetpise eshte nje godine qe ka tre vjet qe eshte prishur nga policia e ndertimit dhe sot eshte nje kosh i madh me plehra. Keshtu mund te them edhe per ish-godinen e deges se Puneve te Brendshme, ku te kalosh te duhet te vesh duart ne hunde per t’u ruajtur nga era e keqe. Po kesaj dua t’i shtoj edhe pallatet qe nuk lihen asnjehere. Ja keto duhet te rregulloje bashkia, se detin e ka bere natyra”, kritikon Alikaj.

“Saranda, qyteti i dashurise sone”

Grigor Ristovski eshte nje vizitor jo i zakonshem ne plazhin e Sarandes. 45 vjecari vjen nga Maqedonia dhe flet me passion per kete zone. “Saranda eshte qyteti i dshurise tone. Une jam me 12 persona ketu ne qytet, te afermit dhe familjen time. Po sa here kthehem ne Maqedoni, u them te gjithe atyre qe takoj te vijne ne Sarande. Saranda eshte qyteti i endrrave te mia dhe e tere maqedonasve. Duhet ta shijojne qytetin e dashurise dhe endrrave te kenaqesise dhe relaksit. Le te vijne ne Sarande per t’u ndjere vertete te relaksuar dhe te marrin kenaqesine qe kerkojne. Mendoj se do rri ca gjate ne plazh dhe te shijoj cdo cast ne ujin e paster te detit. Mendoj se duhet bere me shume per infrastrukturen”, thote Grigori.

“Cmimet jane shume te shtrenjta”

Fatime Gjini, megjithese ne moshe jot e favorshme per te udhetuar, ka ardhur nga Kavaja per te kaluar pushimet ne Sarande. 50 vjecarja vjen per here te trete dhe ndihet e kenaqur. “Une jam per here te trete ketu. Jam dashuruar me nejrezit e ketij qyteti. Po edhe pse mike me Saranden, dua t’ju them se duhet te zgjidhet cmimi i ushqimit dhe hoteleve. Se me thene te drejten, te pushosh eshte nejra ane. Po pushimi varet nga kuleta dhe kuletat tona sikur jane ca te shpuara. Une dua t’ju them tere bznesmeneve se sa me te arsyeshem te jene, aq me shume do fitojne me sipermarrjet e tyre, porse duhet te mendojne me shume edhe per pushuesit dhe xhepat tane”, perfundon Fatimja.

“Te behet me shume per pastertine”

Aferdita Dine eshte mesuese dhe banuese ne qytetin jugor. 45 vjecarja thote se eshte rritur ne Sarande dhe se mendon qe duhet bere me shume per pastertine e qytetit. “Une jam rritur ne kete qytet. Ne Vere shkoj me nxenesit ne plazhet publike. Me duhet te them se qyteti per pasterti nuk eshte problem vetem i bashkise. Ne duhet t’u edukojme femijt dhe nxenesve se ky eshte qyteti yne. Eshte pasqyra jone. Nuk mjafton te kemi te pastra vetem shtepite nga pragu dhe brenda, duhet te shikojme qytetin po ashtu si shtepine tone. Ndryshe disa mijera pushues qe vijne do te ndotin qytetin dhe te tjeret duhet ta pastrojne. Kjo nuk mund te arrihet. Eshte detyra e jone t’i edukojme”, thote mesuesja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›