Nafta, “spekulimi” qe nuk ndalet
Kur para pak ditesh ne televizionet e Evropes dhe mbare botes u shfaqen shoqatat e konsumatoreve dhe sindikatat, qe protestonin per cmimet e larta te naftes, ne Shqiperi vapa dhe indiferenca kishte kapitur pa mase te gjitha institucionet shoqatat, konsumatoret, Mjaft-in, etj. Por cfare po ndodh pas kesaj indiferentizmi tradicional per te tilla raste. Grosistet e naftes kane nxitur per rritur cmimet e gazoileve ku me 50 e ku me 100 leke duke shfrytezuar rritjen e cmimit te naftes ne tregun nderkombetar. Qe ky treg ne vendin ofron cmime spekulative, kjo tashme eshte pranuar nga Ministria e Financave, Banka e Shqiperise, Autoriteti i Konkurrences etj. Deri kur kane arritur ne kete konkluzion ekspertet ne keto institucione i kane bere mire llogarite dhe del se, vetem per shkak te spekulimit me cmimet grosistet e naftes kane rritur fitimet vitin me 40 per qind. Prandaj jane edhe ne krye te listes te bizneseve qe kohet e fundit kane fitimet me larta se ne te gjitha linjat e tjera te tregut, duke perfshire edhe ndertuesit. Por deri kur konsumatoret e shqiptare te gazoileve do te paguajne fatura qe nuk i meritojne...? Kete pergjigje nuk mund te jape asnje nga institucionet dhe shoqatat e konsumatoreve qe ne menyre indirekte mund te ushtrojne presion ne uljen e cmimeve. Ashtu si edhe shume artikuj te tjere konsumi me rendesi strategjike per buxhetet familjare edhe tregtia e naftes eshte liberalizuar. Shteti nuk mund te kontrolloje cmimet. Por ama ka mjaft metoda te tjera indirekte, nepermjet tatimeve, doganave, licencave dhe kontrollove te cilesise per te mbajtur ne kontroll tregun dhe per te frenuar harbimin e spekulimeve me cmimet dhe me cilesine. Disa prej ketyre funksioneve jane ushtruar por, pa rezultat. Ministria e Financave rreth dy muaj me pare rriti akcizen e karburanteve me 4 leke. Sipas ministrit gjithcka u be per te balancuar tregun e karburanteve, i cili nuk eshte i cliruar nga aspektet monopolistike. Kete argument ka dhene ministri i financave, Ridvan Bode i cili ka akuzuar importuesit e medhenj te naftes se, cmimet e karburanteve ne vendin tone nuk influencohen nga ato nderkombetare dhe per kete arsye u be dhe rritja e akcizave. Banka e Shqiperise ne nje analize ne lidhje me cmimet e naftes pohon se ndryshe nga dinamika e ketyre viteve te fundit, shpenzimet e importuesve per blerjen e karburanteve dhe lubrifikanteve jashte vendit kane pesuar renie 40 per qind gjate ketij periudhes se pare te vitit ne krahasim me 2006, por kjo nuk eshte reflektuar ne cmimin e naftes ne tregun vendas konstaton. "Norma vjetore e rritjes se cmimit te naftes ne vend eshte me e larte sesa ajo e regjistruar ne tregun nderkombetar, gje qe deshmon per veprimin e faktoreve te tjere te brendshem mbi cmimin e naftes ne vend", pohon autoriteti qendror bankar.