E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkendija elektrike dhe cigarja shkrumbojne marketin e ullishten



Dy zjarre te rena brenda 12 oreve ne zonen e Fierit kane shkrumbuar nje dyqan sallamerie dhe dy hektare toke te mbjelle me ullinj. Demet kane qene te medha, po per fat te mire nuk ka patur viktima. Zjarri i pare ka ardhur pas nje shkendije elektrike ne frigoriferin e marketit, kurse i dyti pas hedhjes se nje bishti cigareje nga nje kalimtar. Nje minimarket me prodhime sallamerie prane qendres se qytetit, me pronar Agron Akushi, eshte djegur rreth ores 22:00 te mbremjes se shtune. Demet llogariten ne vleren e 300 mije lekeve. Ndersa gjate dites se djeshme, rreth ores 10:00, nje zjarr nga pakujdesia e nje kalimtari ka shkaktuar djegien e 2 hektareve te mbjella me ullinj ne fshatin Dukas, prane qytetit te Patosit. Sipas policise zjarri ka rene ne pronen e Hasan Bregut, duke shkrumbuar teresisht 50 rrenje.

Xh. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›