E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, vdesin tre motocikliste

Tre motocikliste humben jeten ne dy aksidente diten e djeshme, ne autostraden Lac-Fushe-Kruje dhe ne qytetin e Korces, si pasoje e shpejtesise se madhe, humbjes se drejtimit dhe perplasjes fatale. Policite vendore qe nisen hetimet, identifikuan viktimat dhe bene te mundur arrestimin e nje prej drejtuesve te mjeteve, ndersa i dyti humbi jeten. Ne autostraden e vdekjes eshte shenuar ngjarja e pare me pasoje dy te vdekur. Rreth ores 01:00 te mengjesit, policia u njoftua nga udhetare te rastit se trupat e dy te rinjve gjendeshin te pajete ne rrugen kryesore, prane kryqezimit te Patokut. Burime zyrtare konfirmuan se viktimat jane dy shoket, Fatjon Deda, 24 vjec dhe Erion Thaci 26 vjec, banues ne qytetin e Lacit.

Policia arriti ne perfundimin se te rinjte kane qene duke udhetuar me motor drejt Milotit, kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe mjeti eshte perplasur ne asfalt duke shkaktuar vdekjen e menjehershme te shokeve. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qene tejkalimi i shpejtesise nga drejtuesi i motorit, i cili se bashku me shokun e tij udhetonin pa kaske mbrojtese. Mjeket konfirmuan se plaget me te renda qe kishin sjelle humbjen e jetes se Dedes dhe Thacit, ishin ato ne pjesen e kokes dhe shembjet ne trup qe kishin demtuar organet e brendshme jetesore.

Aksidenti i dyte fatal eshte shenuar ne afersi te stacionit te fugonave ne Korce, kur nje automjet perplasi motocikleten e drejtuar nga 53-vjecari Pandeli Caca, qe mbeti dhe viktime. Burime zyrtare thane se per ngjarjen u arrestua drejtuesi i mjetit tjeter Fredi Xhaferasi, 23 vjec, banues ne Popcisht, qe fillimisht ishte larguar nga vendngjarja. Duke drejtuar mjetin tip "Mitsibishi", me targa KO 0474 B, ne lagjen nr. 17 ka aksidentuar Pandeli Cacin, banues ne fshatin Vithkuq, i cili udhetonte me nje ciklomotor te markes "Yamaha". Ndaj shoferit te dyshuar u ngrit akuza e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor" dhe "largimi nga vendi i aksidentit", kurse shkak mendohet te jete bere shpejtesia e madhe e fuoristrades.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›