E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare nuk pranon gjyqtaren Hajdari

Tirane-Kapobanda e Lushnjes, Aldo Bare, mbi te cilin rendojne nje seri akuzash per vrasje dhe krijim te organizatave kriminale, kerkoi dje ne sallen e gjyqit perjashtimin nga trupi gjykues te kreut te tij Fatmira Hajdari. Kerkesa eshte dorezuar nga avokati mbrojtes i Bares, Vladimir Mece. Seanca e djeshme gjyqesore e zhvilluar ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ka zgjatur vetem 10 minuta, ku i pranishem ka qene edhe vete kapoja i "Bandes se Lushnjes". Avokati Mece ne emer te klientit te tij, u shpreh se nuk pranon qe gjykimi te kryhet nga gjyqtarja Hajdari, duke pretenduar per ndikim politik te saj ne ceshtje. Mece tha se klienti i tij, Aldo Bare, kerkon qe gjyqtarja te jape doreheqjen, pasi si e veja e Azem Hajdarit, do te ndikoje ne vendimin qe mund te jape, duke mosbesuar ne kete menyre ne paanesine e saj. Nga ana e saj gjyqtarja Hajdari, eshte shprehur se kerkesen do t'ia dergoje per shqyrtim kryetarit te Gjykates se Krimeve te Renda, i cili pritet te jape edhe vendimin perfundimtar, nese do ta pranoje ose jo kete kerkese. Ne seancen e djeshme, i pandehuri nuk mesohet te jete shprehur vete ne lidhje me kete kerkese, ndersa vetem ka pranuar si ishte Aldo Bare. Gjyqtarja Fatmira Hajdari, se bashku me trupen gjykuese qe po shqyrton ceshtjen e Aldo Bares, jane te deleguar nga KLD, pasi gjyqtaret e kesaj gjykate u konsumuan me dosjet e meparshme te "Bandes se Lushnjes", pasi ligji parashikon se i njejti gjyqtar, nuk mund te shqyrtoje dy here dosje qe kane te beje me te njejtet persona. Ne keto kushte KLD caktoi keta gjyqtare nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane, per kete ceshtje. Pak dite me pare avokati mbrojtes i Bares, Valdimir Meci kerkoi shuarjen e mases se sigurise per klientin e tij. Sipas kerkeses se avokatit Mece, afatet e kesaj mase sigurie, jane shuar gjate kohes qe klienti i tij ndodhej i arrestuar ne burgjet e Turqise, ne pritje te ekstradimit.

Mece argumentoi ne kerkesen drejtuar gjykates, se afatet e paraburgimit te klientit te tij, i kane perfunduar ne vitin 2008, pasi edhe pse ai eshte arrestuar ne Turqi, eshte mbajtur nen arrest per llogari te drejtesise shqiptare, keshtu qe koha e mbajtjes ne qeli konsiderohet afat paraburgimi. Gjykata ende nuk eshte shprehur per kete kerkese, sikurse pritet te shprehet edhe per kerkesen e dyte te Bares. Aktualisht kapoja i "Bandes se Lushnjes", ndodhet ne paraburgimin "Jordan Misja". Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare, mban mbi shpine akuza per gati 20 vrasje, te ndodhur ne qytetin e Lushnjes, nderkohe qe akuzohet edhe si urdherues i dhjetera vrasjeve te tjera. Ai u arrestua ne Ankara tre vjet me pare dhe u prit ne gjendje arresti nga shteti turk, ne pritje te ekstradimit. Ekstradimi i tij u be ne fshehtesi te plote ne 24 nentor te ketij viti. Ndaj Bares po zhvillohen paralelisht dy procese ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ne nje proces gjykohet i vetem dhe ne procesin tjeter eshte me anetaret e tjere te grupit.

Kerkesa

Avokati Vladimir Mece, tha se klienti i tij Aldo Bare, kerkon qe gjyqtarja te jape doreheqjen, pasi si e veja e Azem Hajdarit, do te ndikoje ne vendimin qe mund te jape duke mosbesuar ne kete menyre, ne paanesine e saj. Nga ana e saj gjyqtarja Hajdari, eshte shprehur se kerkesen do t'ia dergoje per shqyrtim kryetarit te Gjykates se Krimeve te Renda.

Akuzat per Baren

Aldo Bare eshte nen akuzen per "vrasjes me paramendim" te shtetasve Genci Kashari, Artur Daja, Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu.

"Vrasjes me paramendim", te mbetur ne tentative ndaj Gramoz Selmanit dhe Masar Aliut,

"Mbajtjes pa leje te armeve luftarake",

"Shkaterrimit te prones me zjarr" te baneses se Shkelqim Haxhiut,

"Organizimit, Financimit dhe krijimit te organizates kriminale";

"Kryerjes se veprave penale nga organizata kriminale"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›