PD: Rama, simbol i korrupsionit ne bote
Perfaqesuesit e Partise Demokratike, vijuan dje akuzat e tyre ndaj kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne lidhje me korrupsionin dhe aferat korruptive ne vend. Zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli, deklaroi dje se PD denoncon Edi Ramen, njeriun qe per 9 vite rresht i mohoi atesine dhe kafshaten e gojes djalit te tij, si strumbullarin e korrupsionit ne Shqiperi. Sipas Mehillit, Rama e ka shnderruar Bashkine e Tiranes ne simbolin e shemtuar te korrupsionit ne Shqiperi dhe ne bote. "Keshtu ne kete bashki, 70% e lejeve te ndertimit merren nga Rama, Shkreli dhe Eftimi, nderkohe qe vetem per "qytezen Rama-Delijorgji" u dhane leje ndertimi per 52 pallate", deklaroi Mehilli. Por dje deputeti i PD-se, Florion Mima theksoi se afera pallatesh ka ne te gjithe Tiranen. Sipas tij, nje rast i tille eshte edhe ngritja e dy blloqe pallatesh ne lagjen "Ali Demi" ne nje vend qe ishte parashikuar ngritja e nje cerdheje dhe lulishte per femijet. Duke akuzuar fort per shkelje te ligjit.