E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taci paraqitet ne prokurori, mbyllen hetimet

Tirane-Ne oren 11.00 te paradites se djeshme biznesmeni Rezart Taci, se bashku me avokatin e tij Maks Haxhia, jane paraqitur ne Prokurorine e Tiranes. Gjate qendrimit rreth 15 minuta ne prokurori, mesohet se grupi hetimor i ka paraqitur atij akuzen e ngritur "goditje per shkak te detyres", ndersa avokatit te tij mbrojtes, kerkesen per gjykimin e ceshtjes. Burime nga prokuroria konfirmuan perfundimin e hetimeve dhe dergimin e dosjes ne gjykate me te pandehurit; Rezart Taci, Irgen Selfo dhe Bledar Lilo. Mesohet se biznesmeni Taci, nuk e ka pranuar akuzen dhe ka pohuar se do te paraqese provat e tij ne gjykate. Biznesmeni Rezart Taci, aktualisht ndodhet nen masen e sigurise detyrim per paraqitje. Dhe prania e tij e djeshme ne prokurori, ishte permbushje e ketij detyrimi ligjor. Ngjarja per te cilen akuzohet biznesmeni Rezart Taci, ka ndodhur me 2 nentor te ketij viti, kur nje prej truprojave te tij eshte zene me gazetarin Mero Baze, ndersa Taci dhe truproja tjeter kane nderhyre per t'i ndare. Tre dite pas incidentit, Taci u vetedorezua ne polici per t'u perballur me drejtesine. Pas qendrimit afro dyjavor ne masen e sigurise arrest me burg, ne 20 nentor Gjykata e Apelit vendosi ta ndryshoje ate, duke caktuar masen e sigurise detyrim per paraqitje.

Thirrja

Gjate qendrimin rreth 15 minuta ne prokurori, mesohet se grupi hetimor i ka paraqitur atij akuzen e ngritur "goditje per shkak te detyres", ndersa avokatit te tij mbrojtes, kerkesen per gjykimin e ceshtjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›