E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie në humnerë autobusi me studentë, 13 të vdekur, 26 të plagosur

Vlorë- Si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin Himarë- Sarandë kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa janë plagosur 20 të tjerë.

Një autobus me 39 persona është rrëzuar në një humnerë rreth 60 metra të thellë në Qafën e Vishës dhe kanë gjetur vdekjen e menjëhershme 10 studentë dhe shoferi ndërsa 2 viktimat e tjera ndërruan jetë në Spitalin Ushtarak.

Mes të vdekurve është edhe drejtuesi i automjetit, Pëllumb Cela, 55 vjeç. Të aksidentuarit janë studentë të Universitetit Aleksandër Xhuvani, në Elbasan, dega Gjuhë- Letërsi, viti i 3- të, dhe bëhet e ditur se në autobus ndodheshin vetën 2 meshkuj, bashkë me shoferin, dhe pjesa tjetër ishin femra. Studentët ishin nisur për një ekspeditë disa ditore në jug të vendit, por që është shndërruar në tragjedi.

Në ekspeditë ishin nisur 2 autobusa me 75 studentë, ndërsa autobus i aksidentuar ishte me targa EL 2474 B. Për shkak të gjendjes së rëndë të të plagosurve një pjesë e madhe e tyre janë dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërsa pjesa tjetër e të plagosurve janë dërguar në sitalin e Vlorës dhe Himarës.

Sipas Drejtorit të Politikave Shëndetësore në MSH, Pëllumb Pipero ka përfunduar transportimi i të gjithë të plagosurve në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe po punohet për të shpëtuar jetën e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 të ditës së hënë, dhe në drejtim të Himarës u nisën një numër i madh autoambulancash, disa helikopterë dhe forca zjarrëfikëse.

Po ashtu të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë dhe ministri i Brendshëm Bujar Niashani, drejtori i Policisë së Tiranës Hysni Burgaj, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe shumë figura të njohura të politikës.

Ekspertët e policisë janë duke hetuar shkaqet e aksidentit dhe Drejtori i Përgjithshëm i Qarkullimit Rrugor Vullnet Topallaj tha sot në një konferencë për shtyp se asfalti ishte i thatë, i pastër dhe pa mbejtje, rruga më sinjalistiken e duhur, shoferi më leje të klasit D që orej viti 1999 edhe automjeti i tipit ‘Benz’ ishte kontrolluar më 24.06.2011. Topallaj tha se hetimi po vazhdon intesivisht dhe ende s’ka një komunikim zyrtar për shkaqet e aksidentit.

U konfirmua për IDEA-n se shoferi ishte një person me shumë përvojë në profesionin e tij, por dyshohet se gjatë udhëtimit ai mund të ketë pësuar një atak kardiak. Një pistë tjetër mbetet dhe shpejtësia tejet normave të lejuara. Pas ngjarjes tragjike Këshilli i Ministrave e ka shpallur ditën e martë, ditë kombëtare zie, në nderim të viktimave.

Viktimat e aksidentit:

1. Denisa Flamur Guzi, vjeç 21, banuese në fshatin Mashan, Komuna Kodovjat, Gramsh
2. Ermira Idriz Mana, vjeç 22, banuese në fshatin Shelcan, Elbasan
3. Aurora Artan Molla, vjeç 21, nga fshati Verdove i Pogradecit
4. Lindita Hekuran Kabashi, vjeç 21, banuese në fshatin Shtermen, Komuna Gostime, Elbasan
5. Joana Flamur Debinja, vjeç 22, nga fshati Çermë Sektor, Komuna Tërbuf, Lushnjë
6. Elsa Gëzim Daka, vjeç 22, nga Elbasani banuese në fshatin Kuqan,
7. Juliana Dilaver Tola, vjeç 21, banuese në fshatin Mirak, Librazhd,
8. Fabiola Mustafa Shehi, vjeç 22, nga Bërxulla Tiranë
9. Eriola Sajmir Xhoi, vjeç 28, nga Elbasani,
10. Eranda Kristaq Baloshi, vjeç 22, banuese në fshatin Katundi i Ri Bradashesh, Elbasan
11. Dorina Hasan Stafa, vjeç 21, nga Kruja
12. Armand Halilaga, vjeç 23, nga Kavaja
13. Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani

Të plagosurit në Spitalin Ushtarak Tiranë:

1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani
12. Briselda Gubere
13. Florije Peci
14. Blerina Çereni
15. Griselda Zeneli

Të plagosurit në Spitalin e Vlorës:

1. Elidona Gjinaj
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa

Studentja Arta Ballabani ka lënë spitalin e Himarës pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjeksore.

autobusi ne humnere tragjedia AUTOBUSI I AKSIDENTUAR TE AKSIDENTUARIT TE AKSIDENTUARIT HELIKOPTERI ME TE PLAGOSUR SPITALI ME TE PLAGOSUR

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›