E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, Berisha anulon vizitën në Shkozet

Kryeministri Sali Berisha anuloi vizitën e parashikuar për ditën e sotme në Shkozet të Durrësit, për shkak të aksidentit tragjik të ndodhur në Fushë Arrëz ku autobusi i nisur nga Durrësi u rrëzua në kthesat e Gjegjanit duke rënë në humnerë 500 metra.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të qeverisë të cilat thanë se kryeministri po ndjek nga afër operacionin e shpëtimit të personave të plagosur në aksidentin e Fushë-Arrësit.
Shefi i Qeverisë ka urdhëruar ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë të krijojnë Shtabin e Operacionit për shpëtimin dhe evakuimin e të lënduarve në aksidentin e rëndë.
Më herët gjatë ditës, qeveria kishte informuar se kryeministri Berisha do të zhvillonte një vizitë në Durrës për përurimin e disa veprave në investime publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›