E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti "Kaczinski", gabim njerëzor



Aksidenti ajror, që ndodhi të shtunën në Smolensk të Rusisë, në të cilin gjeti vdekjen presidenti polak Lech kaczinski dhe 95 persona të tjerë, për autoritetet ruse ishte një gabim njerëzor. Një konkluzion i tillë është dhënë në përfundimi të hetimeve të organeve moskovite pas ekzaminimit të plotë të kutive të zeza të avionit Tupolev.
Në raport saktësohet se piloti nuk ka patur asnjë lloj presioni apo nxitjeje për të kryer ulje, ndryshe nga ç'është thënë apo deklaruar gjatë ditëve të fundit farë qarkullon në shtypin dhe median polake e ruse, ku pretendohet se piloti ishte urdhëruar nga vetë presidenti Kaczinski për të kryer uljen tragjike. Pas rrëzimit të avionit presidencial polak, ku humbën jetën presidenti, bashkëshortja dhe 94 zyrtarë e politikanë të lartë, sipas kushtetutës vendi duhet të mbajë zgjedhje të parakohshme për kreun e shtetit ndërsa në të gjithë vendin, vazhdojnë të kryhen homazhe dhe nderime për viktimat. Trupat e viktimave të tejra nga Rusia, vazhdojnë të riatdhesohen në Varshavë pas identifikimit të tyre në Moskë.
Krerë shtetesh, mes të cilëve presidenti amerikan Obama dhe ai rus Medvedev do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ëiftit presidencial të Polonisë, që do të zhvillohet të dielën në Krakovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›