Cech:Kjo,java vendimtare për titull

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se kjo javë mund të jetë ajo e cila do të vendosë fituesin e Premier Ligës.
Me Chelsan që udhëton te Tottenham në derbin londinez, rivali kryesor Manchester United do të luajë në një derbi tjetër qytetesh, pasi do të përballet gjatë fundjavës me Manchester Cityn. Dhe portieri çek thotë se kjo mund të jetë java vendimtare.
"Në fundjavë ka një derbi në Manchester dhe një derbi në Londër. Mund të jetë javë vendimtare", ka thënë Cech.