E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, Tare: Mbyten dy varka me klandestine

Informacione kontradiktore vijne nga Butrinti, zona ku ndodhi aksidenti i rende ne ujerat e liqenit.

I derguari i Partise Socialiste ne Butrint, Auron Tare, njofton se ka patur dy varka te vogla peshkataresh me rreth 27-28 persona te cilet po tentonin te kalonin ne Greqi.

Sipas Tares, kane qene peshkataret e zones ata te cilet kane degjuar britma njerezish dhe mesa duket ata kane njoftuar menjehere policine, por edhe jane perpjekur te shpetonin klandestinet.

Por Tare konfirmon se levizja e klandestineve ne kete zone ka qene mjaft e perhapur,  sidomos ne sezonin e veres, ku kontigjente me te rinj e te reja, tentonin te kalonin thuajse cdo nate nepermjet Butrintit ne token helene.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›