E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi i LSI: Qeveria po privatizon në heshtje Përmbarimin

Zv/sekretarja e Përgjithshme e LSI Brizida Gjikondi ka bërë të ditur sot se qeveria po privatizon sistemin përmbarimor të vendimeve gjyqësore. LSI shtoi se asnjë grup i interesuar nuk është konsultuar në proces draftimi të projektligjit. 

TIRANË - Qeveria po privatizon sistemin përmbarimor të vendimeve gjyqësore. Sipas zv.Sekretares së Përgjithshme të LSI, Brizida gjikondi, Ministria e Drejtësisë ka konceptuar dhe depozituar pranë qeverisë shqiptare një P/Ligj me anë të të cilit kërkon që Shërbimi Përmbarimor në Shqipëri të shndërrohet në një shërbim privat.

Nisma ligjore në fjalë me sa duket është mbajtur brenda mureve të kësaj ministrie. Sipas Gjikondit, asnjë grup I interesuar nuk është konsultuar në process draftimi të projektligjit. “Ky P/Ligj rivërteton dështimin total të Kryeministrit Berisha jo vetëm në lidhje me premtimet që ai dha në 2005, se brenda 2 viteve të qeverisjes së tij do të ekzekutoheshin të gjitha vendimet gjyqësore të formës së prerë, por dhe ambicjet e tij monopolizuese me një hallkë tjetër deçisive të sistemit gjyqësor”, ka thënë Gjikondi.

Gjikondi më pas ka vijuar të akuzojë qeverinë për mos ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. “Kryeministri Berisha duhet të pranojë botërisht se në sirtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit në Ministrinë e Drejtësisë, janë me mijëra vendime gjyqësore të formës së prerë të paekzekutuara për faj të politikave të tij kaotike dhe jo vizionare në lidhje me drejtësinë” u shpreh ajo. Shërbimi i përmbarimit është nën varësi të pushtetit ekzekutiv dhe jo atij të Drejtësisë. Nisur nga një argument i tillë, Gjiokondi tha se “Kryeministri Berisha duhet të pranojë para të gjithë shtetasve të tij se pikërisht institucionet shtetërore në varësi të tij janë ato që thyejnë rekordin në moszbatimin e vendimeve të Gjykatave shqiptare”.

Gjikondi e LSI, më pas ka bërë të ditur se proivatizimi i këtij sektori shumë të rëndësishëm të ekzekutivit, sikurse është ai i Përmbarimit do të shtojë varvërinë e shqiptarëve. “Kryeministri Berisha s’mund të rëndojë në mënyrë të tejskajshme varfërinë e shqiptarëve duke privatizuar dhe monopolizuar një shërbim ligjor që është kryekëput në varësi dhe përgjegjësi të tij”, shprehet LSI.

Së fundmi, Gjikondi i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë të konsultohet me grupet e interesit kur vjen puna për ligje kaq të rëndësishme. “I tëheqim vëmëndjen Ministrit të  Drejtësisë të konsultohet me grupet e interesit, të njoh dhe zbatojë Kodet shqiptare dhe Konventat europiane të të drejtave të njeriut”.

Aktualisht, zyrat e përmbarimit, të cilat edhe pse janë pranë gjykatave, kanë varësi direket nga qeveria, kanë një performancë shumë të dobët sa i përket zzbatimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke u kthyer në një gangrenë të vërtetët për qytetarët. Këta të funddit, edhe pse mund të jenë fitues në procese të ndryshme gjyqësore, nuk iu shërbehet drejtësi, pasi dëmi i tyre që mund të akënë pësuar, nuk ju rikuperohet nga Përmbarimi.
(g.sh/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›