Aksident në Fushë-Krujë, vdesin 2 persona, plagosen 4 të tjerë
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 2 personave dhe ka plagosur 4 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në aksin Fushë-Krujë-Tiranë kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
FUSHË-KRUJË - Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë. Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën pas ndërhyjes mes tyre të një mjeti tip motoçikletë. Nga përplasja kanë gjetur vdekjen 2 persona ndërsa janë plagosur 4 të tjerë. Ende nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore e të plagosurve por mësohet se tashmë ata janë dërguar me urgjencë në spital.
Burime të policisë bëjnë të ditur se njëri prej viktimave të këtij aksidenti është 25 vjeçari Oligert Topalli, ndërsa është duke u identifikuar vikatima e dytë e këtij aksidenti. Menjëherë pas përplasjes 25-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tashmë ndodhet në morg.
Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vëndngjarje ndërsa po përcakton shkakun e vërtetë të këtij aksidenti të rëndë. Dyshimet e para flasin se shkak i aksidentit përvec shpejtësisë me të cilën udhëtonin mjetet është bërë edhe ndërhyrje mes tyre nga një parakalim i gabuar i mjetit motorik.
Megjithatë pritet që në orët në vijim të përcaktohen saktë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 4 të tjerëve.
(a.s/Balkanweb)