Mediu: Sa me shpejt kodi

Ne pergatitje per zgjedhjet parlamentare te 2009-es, Partia Republikane ka mbledhur asamblene rajonale ne prefekturen e Vlores, ku kryetari i republikaneve Mediu gjate fjales se tij ka vene theksin ne Kodin Zgjedhor.
“Ne kerkojme qe Kodi Zgjedhor te miratohet sa me shpejt sepse pa nje kod nuk mund te kete nje funksionim normal organizativ dhe elektoral te partive politike. Ne kemi kerkuar dhe vazhdojme te kerkojme qe e djathta te jete e unifikuar”, eshte shprehur kreu i PR-se, Fatmir Mediu.
Ai cilesoi te rendesishme zhvillimet historike qe po kalon Shqiperia.
Qeveria e koalicionit te djathte tha ai ka jo vetem merita per reformat e ndermarra per integrimin ne BE dhe marrjen e fteses per ne NATO, po ka dhe pergjegjesite per te vazhduar me kembengulje bashkepunimin me te gjithe politiken dhe reformat e thella ne sherbim te vendit.
Ne kete asamble u propozuan emrat e kandidateve qe do te garojne nen siglen e PR-se.