E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Eksportet serish rritje, importet drejt renies

Eksportet "Made in Albania" jashte vendit tone po njohin vazhdimisht rritje, teksa importet vazhdojne ecurine ne nivele zbritese. Nje fakt i tille konstatohet nga te dhenat me te fundit te publikuara nga Instituti i Statistikave, per tregtine e jashtme gjate muajit prill te ketij viti. Sipas tyre, eksportet kane shenuar nje rritje deri ne nivelin prej 7.9%, krahasuar me muajin pararendes. "Ne prill 2012 u eksportuan ne total 18.036 milione leke mallra, me nje rritje deri ne 27.1% ne krahasim me nje vit me pare, prill 2011", - thuhet saktesisht ne kete raport te INSTAT-it. Ndersa nga ana tjeter, pohohet se po gjate muajit prill 2012, niveli i importeve ka shenuar nje renie ne nivelin prej 9%, krahasuar me muajin e meparshem. "Ne total, u importuan 40.114 milione leke mallra, duke shenuar nje ulje prej 12.4% ne krahasim me nje vit me pare", - shton me tej raporti i lartpermendur. Ne kete menyre, sipas eksperteve te INSTAT-it, trendi rrites i eksporteve dhe ai zbrites i importeve, mund te konstatohet lehtesisht e madje eshte edhe me i dukshem, referuar atij qe shfaqej nje vit me pare. Duke e vijuar me tej argumentimin, ata shtojne se nje fakt i tille, ka bere qe te ulet ne nivele te dukshme edhe treguesi i deficitit tregtar. "Ne muajin prill 2012, ai ka qene 22.077 milione leke, duke shenuar nje ulje prej 19.2%, krahasuar me muajin paraardhes dhe nje renie prej 30.1%, krahasuar me prill 2011", - citon raporti i Institutit te Statistikave lidhur me nje tregues te tille. Teksa perfundon se tregtia e Shqiperise, me vendet e Bashkimit Europian, rezulton qe te zere vendin kryesor, perkatesisht ne nivelin prej te 65.4%. Ndersa partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia, perkatesisht tregtia me te paren ze 38.2% te totalit dhe me te dyten, nivelin prej 12.5% te tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›