Maratona për Presidentin e ri

Nëse para këtij procesi, kreu socialist zhvilloi takime me të gjithë drejtuesit e partive politike parlamentare përveç Sali Berishës, ky i fundit nisi sot takimet me aleatët e tij në qeverisje, por nuk ka përjashtuar takim edhe me drejtuesin e opozitës.
Një ditë më parë, Konferenca e Kryetarëve përcaktoi datën 31 maj për votimin e parë për Presidentin e ri. Megjithëse palët shprehen se kanë rëndë dakord për shumë çështje, ende nuk dihet publikisht nëse kanë rënë dakord edhe për një emër të përveçëm që do të zëvendësojë Bamir Topin për në krye të shtetit. Berisha e ka deklaruar se ka një kandidat politikë nga radhët e partisë së tij, por nuk e specifikuar se kush është ai. Megjithatë, në takimet e sotme, diskutimet nuk janë zhvilluar për emra konkretë, por për procesin dhe modalitetet.
Si parin e takimeve, Berisha e nisi mesditën e së premtes me aleatin kryesor në qeveri, Ilir Metën, i cili ishte në selinë e Kuvendit i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë të partisë së tij. Dy liderët dhe përfaqësuesit e tyre diskutuan përreth një orë për procesin e zgjedhjes së Presidentit, por siç theksuan më pas, kishin rënë dakord për takime të tjera intensive gjatë kësaj jave.
Berisha: Duhet besim, përpjekje për konsensus të gjerë
Pas takimit, kreu i mazhorancës Sali Berisha u shpreh se kishte rënë dakord me Ilir Metën, që të bëhet çdo përpjekje, në mënyrë që Presidenti i Republikës të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm.
“Ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), që është aleati kryesor i PD-së dhe koalicionit të saj. U ra plotësisht dakord që të bëhet çdo përpjekje, në mënyrë që Presidenti i Republikës të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm. U shpreh besimi se kjo është një mundësi reale dhe u ra dakord që të vazhdojmë takime intensive të vazhdueshme për të bërë sa më shpejtë të jetë e mundur vendin me kryetarin e shtetit, të merituar. Jua them me qartësinë më të madhe se vullneti i kësaj mazhorance do të jetë që, që në raundin e parë të ketë kandidatë seriozë, dinjitozë, kandidat i cili mund të nderojë vendin në detyrën e tij”, theksoi Berisha.
Pas përfundimit të takimeve me tre aleatët në qeverisje, Berisha foli sërish për mediat, duke shprehur bindjen e zgjedhjes së një Presidenti konsensual. Ai tha se në të gjitha takimet spikati një vullnet i qartë për të kryer një proces transparent dhe serioz si dhe mbështetjen sa më të gjerë në Parlament. Ai shtoi se dy të ngarkuarit e tjetër nga Partia Demokratike, përkatësisht Astrit Patozi dhe Edmond Spaho, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u takuar me përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe kreun e grupit të opozitës, Gramoz Ruçi. “Unë mendoj se në rast se mbizotëron realizmi, mbizotëron vullneti për t’i dhënë vendit në përputhje me Kushtetutën, por me mbështetjen më të gjerë të mundshme Presidentin që meriton, kjo mund të realizohet edhe në raundin e parë. Unë besoj se ky duhet të jetë një proces besimi. Ndaj dhe takimet do të vazhdojnë. Gjer sot nuk është folur për emra. Ditën e hënë sapo të përfundoj takimet do të filloj diskutimet për etapat tjera dhe uroj që të mbizotërojë diskutimi me rëndësi për vendin”, tha Berisha në orët e pasditen.
I pyetur se sa serioze ishte oferta për takim me përfaqësues të opozitës dhe jo me kryetarin Rama, Berisha tha se edhe kur janë kryer reforma të mëdha në vend nuk ka pasur takime dypalëshe. “Me z. Rama pa u takuar fare kemi ndërmarrë reformat më të thella në historinë e vendit dhe kjo nuk është shou por është thelbi ai që ka rëndësi për mua dhe uroj që të jetë kështu edhe për z. Rama. Kur ne kemi realizuar ndryshimet më të thella kushtetuese ne nuk bëmë një takim që t’u deklaronim gazetarëve dhe t’iu themi çfarë bëmë ne. Ne u lamë fjalën veprave dhe kjo trashgimni ekziston. Rruga është e shtruar dhe të gjitha ndryshimet në reforma janë bërë me autorizim”, sqaroi kreu i mazhorancës.
Duke e vënë theksin se duhet të mbizotërojë besimi midis palëve, Berisha duket se ka marrë edhe një “tjetër mbështetje” nga kreu i LSI-së Ilir Meta për vazhdimin e koalicionit deri në zgjedhjet e ardhshme. “Nuk ka shkak të predominojë mos besimi ndaj besimit dhe përkushtimi ynë është për t’i dhënë vendit një President sa më konsensual. Sot ishte një konfirmim i plotë i vlerësimeve maksimale të dy palëve për koalicionin e firmosur në vitin 2009 dhe qëndrueshmërinë e tij në përputhje në marrëveshjen”.
Meta: Me rëndësi procesi jo emrat e përveçëm
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, pas takimit, vuri theksin tek procesi i zgjedhjes së Presidentit, se sa tek emrat e rinj, duke kërkuar kreu i ri i Shtetit të zgjidhet me konsensus sa më të gjerë.
“Zgjedhja e Presidentit të vlerësohet si një moment kulmor i një procesi i cili ndihmon në radhë të parë vendin që të ndihet më i bashkuar dhe së dyti reformat, që janë aq të rëndësishme për integrimin evropian dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat, që të vijojnë edhe pas zgjedhjes së Presidentit të ri. Në këtë drejtim ne shprehëm vendosmërinë e LSI-së për t’i kontribuar pikërisht këtij procesi që ai të jetë sa më kushtetues, sa më konstruktiv, sa më konsensual. Të bëhen të gjitha përpjekjet që mundësisht Presidenti të zgjidhet që në raundin e parë dhe që të jepet një mesazh i një pjekurie politiket të klasës sonë politike, në radhë të parë para qytetarëve shqiptarë të cilët kërkojnë më shumë qetësi, më shumë stabilitet dhe më shumë mundësi për zhvillim ekonomik dhe punësim, por absolutisht edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët në vjeshtën e këtij do të bëjnë një vlerësim për ta kualifikuar edhe Shqipërisë si një vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Dhe ne do të vijojmë përpjekjet dhe të japim kontributin tonë në këtë drejtim”, tha Meta. Ai shtoi se emrat duhet të jenë të pranueshëm më gjerë se sa mazhoranca aktuale në Parlament.
Dy kërkesat e Fatmir Mediut
Edhe kreu i Republikanëve Fatmir Mediu pas takimit të zhvilluar me Berishën, vuri theksin tek procesi i zgjedhjes së Presidentit, që sipas tij, duhet të jetë serioz dhe transparent. “Kur flas për një proces serioz, ne duhet të përcaktojmë qartësisht kriteret se kush do të jetë presidenti i vendit. Ndërsa një proces transparent duhet të synojë me padyshim një marrëdhënie me të gjithë klasën politike shqiptare të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe me interesin e qytetarëve shqiptarë, që të ketë një president i cili pa dyshim do të vijë si fryt i një marrëdhënie të gjithë jetës politike shqiptare. Por mbi të gjitha dhe të gjithë ne qëndron Kushtetuta, ndaj i gjithë procesi duhet të vijë si rezultat i një gjykimi të përbashkët dhe pastaj të proceseve parlamentare", tha Mediu.
Idrizi: Zgjedhja mundësisht në raundin e parë
Kreu i partisë së çamëve, Shpëtim Idrizi, ishte i fundit në radhën e takimeve me shefin e mazhorancës, dhe përveç se kërkon një President konsensual, gjithashtu i mëshon idesë së Presidenti i ri të ketë në agjendë edhe çështjen çame. "Nuk kemi biseduar për emra konkretë, por për një proces ku të gjitha palët angazhohen seriozisht që ti japin shqiptarëve një President konsensual mundësisht që në raundin e parë. Janë diskutime që tentojnë në këtë drejtim, sepse ne duhet të shkojmë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat, një kërkesë e kahershme e të gjithë shqiptarëve dhe besoj se një president konsensual do t'i vlejë kësaj fryme bashkëpunimi dhe maturimi të klasës politike shqiptare", tha Idrizi.
Sipas tij "ky është një diskutim i vazhdueshëm që ne e kemi bërë edhe me opozitën, në mënyrë që më në fund klasa politike shqiptare të mos prodhojë vetëm kriza, por mbi të gjitha të ketë maturinë për të absorvuar këto kriza dhe për t'i dhënë shqiptarëve një president dinjitoz". "Ne parashtruam pozicionet tona. Padyshim ne duam që të kemi një president që të mbajë qëndrime të forta patriotike dhe kombëtare, ashtu sikurse nëse Presidenti i ardhshëm do të kërkojë votat e PDIU-së duhet të shprehet qartë dhe saktë për çështjen çame", vijoi ai.
/Saimir Lleshi/Start/
2012-05-25 16:33