Aksidenti ajror i Kazinskit, Rusia fajëson pilotin polak

Hetuesit rusë theksuan se me 10 prill, ekuipazhi dështoi t’i kushtonte vëmendje paralajmërimeve për kushtet e vështira atmosferike.
Prania e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Ajrore të Polonisë bëri që ata të ndërmarrin një “rrezik të padrejtë” përsipër.
Kryeministri i Polonisë ka ndërprerë pushimet në përgjigje të raportit. Një zëdhënës qeveritar theksoi se Donald Tusk, i cili kritikoi ashpër një version të raportit rus muajin e kaluar, po kthehej në Poloni për bisedime me hetuesin polak të aksidentit.
Ish-Presidenti Leh Kazinski humbi jetën pasi avioni me të cilin udhëtonte u rrëzua në Smolensk të Rusisë me 10 prill. Ai po shkonte në një ceremoni përkujtimore të masakrës së Katinit, vrasjes së 22 mijë polakëve me urdhër të Stalinit në vitet e Luftës së Dytë Botërore.
/Start/F. Prroni/
2011-01-12 16:10
[