Greqi, Papandreu: Vazhdojmë me planin e masave ekonomike
ATHINË - Kryeministri grek, Jorgo Papandreu dhe qeveria e tij do të shkojnë përpara me planin e masave drakoniane ekonomike dhe reformat, ndër të cilat ajo që do të revolucionarizojë transportin publike, sektor prej javësh në grevë.
Kryeministri, gjatë një fjalimi para një mbledhje qeverie që do të zhvillohet sot dhe ku do të diskutohet mbi një strategji për ristrukturimin e transporteve, deklaroi se programi i reformave do të vazhdojë përgjatë vitit 2011 sepse vetëm falë tij, pavarësisht masave shtrënguese, ''është arritur mbajta e Greqisë''.
Kontingjenti i punonjësve të transportit publik, që kanë dënuar masat e reja kufizuese për paga maksimale pas shkurtimeve të pësuara tashmë dhe kërkojnë garanci në plan ristrukturues, vazhdojnë ende grevat e organizuara ku përfshihen metrotë, autobusët dhe tramvajet ndërsa për nesër është parashikuar një grevë bllokuese 24 orëshe.
(d.b/BalkanWeb)