Selanik, dy shpërthimetronditën qendrën e qytetit
SELANIK- Dy shpërthime kanë ndodhur sot pasdite në qendër të Selanikut, njoftoi media greke.
Shpërthimi i parë ndodhi në orën 15:15 para zyrës së deputetit të partisë LAOS, Angjelos Kolokotronis, në katin e dytë të ndërtesës në rrugën "Mitropoleos".
Dy gra të punësuara në zyrën e deputetit janë plagosur lehtë nga dritaret e thyera, ndërsa shpërthimi shkaktoi dëme të vogla materiale.
Dhjetë minuta më vonë, ndodhi shpërthimi i dytë në zyrën e Lidhjes së Zyrtarëve në Pension të policisë dhe në filialin lokal të Lidhjes Ndërkombëtare të Policëve, të cilët gjenden në katin e dytë të ndërtesës në rrugën "Promiteos".
Edhe shpërthimi i dytë shkaktoi dëme të vogla materiale.
(e.n/ata/BalkanWeb)