Padi në Prokurori ndaj deputetes Felaj

Kompania “Ferar” u shpreh se akuzat janë spekulime, duke i vlerësuar deklaratat e deputetes Felaj si mashtrime dhe baltë ndaj kompanisë.
“Nisur nga këto rrethana, sot “Ferar” ka depozituar dy padi, një civile dhe një penale pranë organeve të drejtësisë, me shpresën e besimin se këto instanca do te dine te vene ne vend këtë lehtësi të papërballueshme të ligjvënëses Felaj për të shpifur e për të dëmtuar një biznes të ndershëm dhe me shume sakrifica”, tha përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie.
Sipas deklaratës, kompania “Ferar” ka aplikuar dhe ka dorëzuar projektet e saj që në vitin 2006, përpara se sa të bëhej ligji për koncesionet dhe shume përpara se të fillonte zbatimi i këtyre praktikave. Më tej, thuhet se kompania italiane ka marrë 8 pikë nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, ndërsa kompania “Ferar” ka marrë 5 pikë.
“Është e pafalshme se si një ligjvënëse, për më tepër një ish-prokurore e cila do të duhej të kishte një vlerësim për rëndësinë e fakteve dhe provave, bën krejt të kundërtën. Zonja Felaj duhej ta dinte se çfarë është shpifja dhe dëmtimi material ndaj nje kompanie, por edhe nëse e ka harruar ne do t’i bëjmë një kujtese duke e sfiduar pranë organeve të drejtësisë. Nëse shpifja është biznesi i zonjës Felaj, biznesi i firmës “Ferar” është tërësisht ligjor dhe i verifikueshëm”, sqarohet më tej. /Saimir Llesh/Start/
2011-01-12 16:58
[