Shkup, partite shqiptarefirmosin peticioninkundër raportit të Marty
SHKUP- Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni nënshkruan peticionin kundër raportit të Dick Martit, sot në sheshin "Skënderbeu" në Shkup.
Delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim, shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Abdilaqim Ademi dhe nënkryetari i Parlamentit, Rafiz Haliti nënshkruan kundër raportit, i cili akuzon kreun e UÇK-së për trafikimin e organeve njerëzore dhe krime kundër serbëve pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Pritet që peticionin ta nënshkruajë edhe një delegacion i Demokracisë së Re i udhëhequr nga nënkryetari Abedin Zymberi.
Grumbullimin e nënshkrimeve kundër raportit të Martit e kanë nisur studentët e USHT-së dhe shoqatat e veteranëve të UÇK-së.
(e.n/mia/BalkanWeb)