E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, burg pa afat për shoferin e autobusit

AUTOBUSI I ALEANCES KUQEZI I AKSIDENTUAR NE QAFE-KERRABE

ELBASAN- Gjykata e Elbasani dha sot masën me burg pa afat për shoferin e autobusit që u aksidentua pak ditë më parë në Qafë-Kërrabë.

Mithat Biçaku, 43 vjeç ishte shoqëruar në policia pak orë pas aksidentit, ndërsa sot është lënë në burg nga Gjykata pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Në aksidentin e së shtunës u aksidentuar 36 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, nga të cilët 5 morën plagë më të rënda.

Pasagjerët e autobusit po udhëtonin nga Tiranë për në Librazhd, pasi kishin marrë pjesë në Kongresin e parë të Aleancës Kuqezi në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›