E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ mandaton deputetin më të ri të PD-së

Kur kanë mbetur edhe rreth një vit nga përfundimi i mandatit 4 vjeçar të deputetëve, Tabaku hyn në Parlament për të zëvendësuar ish-ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. Ai ishte i 16-ti në listën e kandidatëve të PD-së për Tiranën dhe vjen në radhë për t’u mandatuar në këtë post.

"Me dorëheqjen e Nishanit, mandati i kalon kandidatit të radhës së listës shumëemërore të partisë Demokratike. Sipas kësaj liste, në qarkun e Tiranës renditet i 16-ti, Vath Tabaku", thuhet në projektvendimin e KQZ-së. Deri më tani, Tabaku ishte dekan i Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Kamzës. /Start/

                                                                                             2012-06-19 11:19
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›