E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noriega në spital

Ish-diktatori ushtarak i Panamasë, Manuel Noriega, është shtruar në spital, pas një sulmi që ka pësuar nga tensioni i lartë.

Shtatëdhjeteshtatëvjeçari aktualisht vuan dënimin prej 20 vjetësh heqje lirie, për shkak të vrasjes së kundërshtarëve, gjatë sundimit të tij në vitet e 80-ta.

Noriega është ekstraduar në Panama dhjetorin e kaluar. Ai ka kaluar dy dekadat e fundit në burg, fillimisht në SHBA, pastaj në Francë, për trafikim të drogës dhe shpëlarje parash.

Noriega u rrëzua nga pushteti në vitin 1989, pas një invadimi të forcave amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›