E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 300 viktima nga acari në Evropë

Të tjera vdekje janë regjistruar nga i ftohti arktik në Evropë, duke e çuar në më shumë se 300 bilancin e viktimave nga ngricat.

Moti i acartë që ka mbërthyer kontinentin e vjetër vazhdon të shkaktojë kaos, duke i ngarkuar gjithmonë e më shumë shërbimet e emergjencës dhe duke lënë në tokë me dhjetëra aeroplanë.

Minus 40 gradë celsius shënoi termometri gjate natës në Finlandë. Aksidente të shumta rrugore raportohen ne vend për shkak te ngricave, përfshire edhe përplasjet e 200 makinave njëra pas tjetrës në afërsi te Helsinkit, por nuk ka raporte për te vdekur.

Ukraina vazhdon të mbetet vendi i goditur më së rendi, me 131 jetë te humbura. 8 persona vdiqën ne Poloni gjatë natës, duke e çuar bilancin e vdekjeve atje në 53.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›