E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, humbë jetën një person

Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture, drejtues i të cilës është i dyshuari mashkull, serb i Kosovës dhe një kamioni me ngasës mashkull, shqiptar i Kosovës, ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri i veturës, serb i Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kufcë e Epërme të Gjilanit. Vdekjen e viktimës  e ka  konfirmuar mjeku kujdestar.  

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për  48 orë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Instituti mjeksise ligjore  për autopsi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›