E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro miraton pakon e ndihmës financiare të BE-së

Parlamenti i Qipros me shumicë të ngushtë ia doli që të votojë pakon kundërthënëse të ndihmës, të vlefshme 10 miliardë euro, të arritur me kreditorët ndërkombëtarë me qëllim shmangien e falimentimit. Për marrëveshjen ndërmjet Nikozias dhe Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe FMN-së, votuan 29 deputetë, derisa 22 ishin kundër.

Edhe ministri i Financave i Qipros kishte thënë më herët se pakoja e ndihmës është e vështirë, por e domosdoshme që duhet të ratifikohet pa shtyrje. Ai tha se pa miratimin e pakos, Qiproja do të mund të ballafaqohet me kolaps financiar dhe të detyrohet të braktisë eurozonën./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›