Bombë dore në shkollën fillore

Një person ka raportuar në polici se në fshatin Grajqevcë të Prizrenit, ka hasur në një bombë.
Ankuesi ka njoftuar se bomba gjendet në oborrin e shkollës fillore ”Sadri Duhla”.
Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti përkatës ka asgjësuar mjetin pa incidente.
Nuk është raportuar për të arrestuar. Hetimet ende po vazhdojnë/Indeksonline/