E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Alternativa tjetër, bojkot dhe bllokim

Gjatë inaugurimit të rrugës së re në Liqenas të Korçës, kryeministri Sali Berisha u shpreh se ky investim lehtëson lëvizjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kryeministri, në fjalën e tij, premtoi mbështetje për çdo projekt që zgjidh problemet në Prespë, ndërsa kujtoi se miliarda dollarë investime janë bërë në të gjithë Shqipërinë për zhvillimin infrastrukturor. Prej kësaj zone të Shqipërisë, Berisha akuzoi kryetarin e opozitës Edi Rama që për vite me radhë ka ofruar vetëm alternativën e bojkot-bllokimit, duke penguar kështu qindra milionë investime të Bashkimit Evropian, të cilat do ta transformonin më tej infrastrukturën e vendit. “23 qershori po afron dhe jam i bindur se shqiptarët me mençuri, gjakftohtësi do të votojnë për Partinë Demokratike”, tha Berisha./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›