E Diel, 1 Nëntor 2026

Një vit e gjysmë merr rrogë nga shtëpia, e kthejnë në punë

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka marrë vendim që të kthejë në vendin e punës dikë që në fakt nuk punonte fare. Këshilli në fjalë ka marrë vendim, pas ankesës së dorëzuar, që të kthejë në punë si Sekretar administrativ në Ansamblin “Shota”, Agon Shala.

Burimet e Indeksonline tregojnë se, Shala nuk punonte fare në këtë institucion për më shumë se një vit.

Në vitin 2010, ku Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, drejtohej nga Valton Beqiri, Shala kishte pasur konflikt me ish-drejtorin e Shotës, Dilaver Kryeziu.

Për të zgjidhur mosmarrëveshjet, ishte arritur pajtueshmëri mes Shalës dhe nivelit të lartë politikë të asaj kohe në ministri që ai të mos paraqitej fare në punë dhe që paga t’i dilte çdo muaj.

Kur në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit u ndërrua administrata pas zgjedhjeve të reja, nga drejtori është kërkuar informatë se si Agron Shala merr pagë dhe nuk është kurrë në punë. Drejtori i asaj kohe ka sqaruar gjithë çështjen, dhe pas kësaj, MKRS në vitin 2011 ka marrë vendim që zotin Shaala ta heq nga lista e pagave.

Ndonëse ai fare nuk kishte dalë në punë, Shala ishte ankuar dhe kolegji i Këshillit Mbikëqyrës në përbërje të Sabile Avdylit, Irena S.Ahmedit, e Bajrajm Ajetit, merr vendim absurd që Agron Shala të kthehet në punë që në fakt nuk e kishte bërë për një vjet e më shumë.

Sabile Avdyli dhe Irena S.Ahmedi kishin qenë anëtare të Kolegjit edhe në vendimin kontestues për kthim në punë të Gani Mehmetajt, si drejtor i Kosovafilmit, ani pse kishte bërë shkelje ligjore dhe një raport auditori kishte nxjerrë një serë keqpërdorimesh me paratë e Kosovafilmit dhe me lidhje të kontratave të ndryshme të paligjshme./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›