Aksidenti i Himarës, protestojnë studentët e mbijetuara: Kërkojmë kompensimin real
ELBASAN-Studentet e mbijetuara së tragjedisë së Himarës kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë lidhur me kompensimin që duhet të kryejë kompani sigurimesh.
Të mbijetuarat e aksidentit tragjik ku humbën jetën 13 persona, të mbështetura nga familjarë, miq e shokë kanë protestuar para Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
“Kompensimi ishte qesharak, jemi shumë të indinjuar. E refuzojmë me hidhërim shumën e caktuar dhe presim që kompania Sigma të na jamë kompensimin real, 150 milionë lekë për aksidentin”, thanë studentët protestues.
Studentet e mbijetuara të tragjedisë së Himarës dhe familjet e 13 viktimave të këtij aksidenti, kishin paralajmëruar ditë më parë për protesta, madje ata kërcënojnë deri në greve urie nëse kompania “Sigma” nuk jep dëmshpërblimet.
Duke e konsideruar dëmshpërblimin, si një të drejtë ligjore, ata u kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse, kryeministrit, ministrit të Drejtësisë si dhe Avokatit të Popullit të ndërhyje.
Në të kundërt 26 studentet e mbijetuara dhe familjet e viktimave do të protestojnë para kompanisë “Sigma”.
Ndërkohë nga Prefektura e Elbasanit bëhet e ditur se aktualisht është bërë ndarja e vlerës së dëmshpërblimeve, që i takon çdo studenteje dhe familjeve të viktimave, por gjithçka ka mbetur pezull nga kompania “SIGMA”, që ende nuk ka bërë likuidimin. Sipas prefektit te qarkut të Elbasanit, Shefqet Diallisi, dëmshpërblimet janë 1.2 milionë lekë për familjet e viktimave dhe 300 mijë lekë për të mbijetuarat.
Aksidenti i Himarës u shënua më 21 maj 2012, në Qafën e Vishës në Himarë, ku 11 studentë, i fejuari i njërës prej tyre dhe shoferi i autobusit humbën jetën, ndërsa mbi 20 të tjerë u plagosën.
(d.b/BalkanWeb)