Sherr në urban, 16-vjeçari plagos me thikë shoferin dhe fatorinon
Tiranë- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në një nga urbanët e Unazës, pasi nëj adoleshent ka plagosur me thikë shoferin dhe fatorinon e autobusit.
Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Farmacia 10, ndërsa autori i ngjarjes është një 16-vjeçar, indetiteti i të cilit ende nuk dihet.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një sherri për arsye banale, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë arrestimin e adoleshentit dhe po bën marrjen e tij në pyetje për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes.