E Diel, 1 Nëntor 2026

Merrte para, arrestohet pedagogu në Shkodër

SHKODER- Një pedagog i Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi është vënë në pranga për marrje ryshfeti.

Fran Qafa, pedagog në  departamentin e Fakultetit të Drejtësisë është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet.

Qafa merrte para në këmbim të dhënies së një note kaluese për studentët.

Të dhënat e një anketë të realizuar nga vetë Univeristeti i Shkodrës nxorën përfundime befasuese.

Të dhënat e publikuara sot në shtypin e shkruar, tregojnë se korrupsioni në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi” është mjaft i lartë, pasi 3 në 4 studentë janë përgjigjur se pagujanë pedagogët kundrejt marrjes së një note kaluese për provimet.

Nga të dhënat anketës, Fakulteti i Drejtësisë ka shkallën më të lartë të korrupsionit me 88%, ndërsa më të ulët e ka Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 58%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›