OKB, Moon: Berisha, drejtuesi i sfidave të mëdha
Rizgjedhja, Ban Ki Moon uron Berishën
“Me ju, thellim bashkëpunimit për të ardhmen”
OKB-ja është e sigurt se Shqipëria nën drejtimin e Sali Berishës do të vazhdojë të mbështesë qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, e konsideron Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, si një drejtues të suksesshëm të sfidave të mëdha të Shqipërisë. Zyrtari i lartë i OKB-së shpreh bindjen se qeveria shqiptare do të vazhdojë të drejtojë me sukses sfidat me të cilat përballemi dhe Shqipëria do të qëndrojë e vendosur në thellimin e bashkëpunimit rajonal dhe stabilitetit. Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë njoftoi dje se kreu i qeverisë, Sali Berisha, mori një mesazh urimi për rizgjedhjen e tij në këtë detyrë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. "Ishte shumë mirë që ju takova në Nju Jork javën që shkoi dhe ju uroj vazhdimësinë e suksesit në zbatimin e përgjegjësive tuaja të rëndësishme. Unë jam i bindur se nën lidershipin tuaj, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë qëllimet dhe principet e Kombeve të Bashkuara", - thuhet në këtë mesazh urimi. Kryeministri Berisha mori pjesë në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila zhvilloi punimet në Nju Jork, SHBA (21-26 shtator). Në debatin e sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Kryeministri Berisha mbajti një fjalim ku u fokusua në mbështetjen e Shqipërisë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kontributin e saj për paqen dhe sigurinë globale në kuadër të NATO-s e më gjerë, njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe objektivat e mijëvjeçarit për një zhvillim të qëndrueshëm.