E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti i parë fatal në autostradë

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën Prizren-Gjurgjicë. Policia bënë të ditur se, një person i gjinisë mashkullore është shkelur për vdekje nga një automjet me gjasë i tonazhit të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradë në fshatin Bellanicë. Sipas hetuesve të Trafikut Rajonal të Prizrenit, dyshohet se viktima është goditur nga një automjet i transportues i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu hetuesit thonë se trupi i viktimës që tanimë është dërguar për autopsi, është shkelur edhe nga automjete tjera të cila nuk janë ndalur në vendin e ngjarjes.

Policia e Trafikut Rajonal në Prizren u bënë thirrje qytetarëve të cilët kanë ndonjë informacion sado të vogël për rastin, ta njoftojnë policinë në telefon.

Ata që kanë kartelë “Vala” këtë mund ta bëjnë në numrin 192 ndërsa me IPKO 922. Të punojmë së bashku për një mjedis më të sigurt./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›