Filluan punimet në rregullimin e parkut të Taukbashçes

Komuna e Prishtinës ka filluar sot punimet në ndërtimin e parkut në lagjen Taukbashçe, i cili përfshin një sipërfaqe prej 18 hektarësh. Punimet që do të kryhen në këtë park janë: 4 terrene tenisi, ndërtimi i rrethojës se re, shtigjeve të reja për lëvizjen e qytetarëve, parkingu.
Po ashtu, sipas projektit, është paraparë të ndërtohet edhe një lagune/liqe, si dhe kanalizim, ndriçim i ulet dhe gjelbërim i ulët.Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa, që bëri përurimin e fillimit të punimeve tha se ky park përfshin një sipërfaqe prej 18 hektarëve dhe do të përfshijë katër fusha të tenisit, stazat ku qytetarët mund të ecin lirshëm, pushimore, dhe një pishinë natyrore me shpezë, ku fëmijët mund të lozin afër saj.
“Me këto investime, ne po krijojmë kushte shumë të mira për qytetarët tonë dhe jo vetëm për qytetarët tonë por për të gjitha ata që vijnë për ta vizituar Prishtinën”, tha kryetari Mustafa.
Ky projekt kap shifrën prej 435 mijë euro, ndërsa është paraparë të përfundoj brenda 4 muajsh./Indeksonline/