E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti i rëndë dje në Gjirokastër, 2 shoferë në pranga

GJIROKASTËR-Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga sot 2 shoferë që drejtonin automjetet që u përfshinë dje në një aksident me pasojë 3 të vdekur e 12 të plagosur.

Blutë shoqëruan sot shtetasit, Entela Bitri dhe Xhevair Lika.

Dje në aksin Gjirokastër- Jorgucat, si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve, është shkaktuar vdekja menjëhershme e mjekut të spitalit të Gjirokastrës, Tahir Bitri, 73 vjec dhe 70-vjeçares, Sose Nikolla. Ndërkohë, viktima e tretë, Shpëtim Çela u shënua rreth orës 15:55, në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës, pasi nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 13 persona, 3 prej të cilëvë janë dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 7 të tjerë, mes tyre edhe një 5-vjecare, ndodhen në spitalin rajonal “Omer Nishani” jashtë rrezikut për jetën. 3 të plagosurit që ndodhen në Spitalin Ushtarak janë identifikuar si Klodjan Shahipi, 32-vjec, Ledjona Zeno, 28- vjeçe dhe Anxhela Dedaj, 20-vjece.

Ndërkohë tre automjetet e përfshira në aksident, janë një furgon pasagjerësh, që drejtohej nga shtetasi Xhevair Likaj, nje mjet Tip Ford i drejtuar nga shtetasja Entela Bitri, dhe mjet tip Reno i drejtuar Lefter Aliko, të cilët janë përplasur me njeri-tjetrin.

Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit është bërë hyrja e gabuar në rrugë e mjetit që po dilte nga rruga dytësore e fshatit Vanistër si dhe shpejtësia tej normave e furgonit me pasagjerë.

Aksidenti i regjistruar në këtë aks është më i rëndi i ndodhur të paktën gjatë 10 viteve të fundit.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Aksident tragjik në Gjirokastër, 3 të vdekur, 3 rëndë në Tiranë FOTO: Aksident i rëndë në Gjirokastër, 3 të vdekur, 8 të plagosur

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›