E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti, kamioni përplas për vdekje 70-vjeçarin

 

Elbasan, Ahmet Hoxhaka ishte udhëtuar me motoçikletë kur është përplasur nga mjeti i tonazhit të rëndë

ELBASAN- Një 70 vjeçar është aksidentuar rëndë mesditën e së dielës pas përplasjes me një kamion në aksin rrugor nacional Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Labinot-Fushë. Ahmet Hoxha, lindur e banues në lagjen Vullnetari të qytetit të Elbasanit, ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë kur është përplasur nga një mjet i tonazhit të rëndë. 70 vjeçari është tërhequr për disa metra zvarrë dhe më pas ka përfunduar i përplasur në asfalt. Menjëherë i dëmtuari është transportuar për në spitalin kirurgjik të qytetit të Elbasanit. Edhe pse ndërhyrja e mjekëve ka qenë e menjëhershme, pas rreth një orë 70 vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Dëshmitarët tregojnë se përplasja ka qenë e fuqishme dhe motori ka përfunduar në pjesën e përparme të automjetit ndërsa burri është tërhequr zvarrë për rreth 10 metra. Ndërkohë policia rrugore ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit me targa “TR 3608” për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor i mbërritur në vendin ku është regjistruar aksidenti paraprakisht ka përcaktuar si një ndër shkaqet e aksidentit shpejtësinë tej normave të kamionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›