E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, lë spitalin e Shkodrës 10-vjeçari

Një prej të plagosurit e aksidentit të djeshëm të shtruar në spitalin e Shkodrës,ka dalë nga spitali.

10-vjeçari Ilir Prendi, pasi ka marrë mjekimet e nevojshme është larguar nga spitali i Shkodrës në drejtim të banesës së tij.

Ai është rikthyer në Mamurras, ku sot pritet të bëhet varrimi i së ëmës, Marta Prendi, e cila humbi jetën dje nga plagët e marra.

Ndërkohë sipas informacioneve nga Shkodra gjendja e 20-vjeçarit Gentian Mici është e mirë dhe ai pritet që të lërë spitalin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›